Ëmbël, thartë, me aromë të mirë dhe absolutisht të shijshme. Këto turshi kombinojnë shtresa të shumëfishta të shijes që mund ti përzieni në shumë ushqime. Servoni me një burger, sallatë etj.
Një përzierje e të ëmblës me të thartë, që do t’ju jap një shije që se keni provuar më parë. Një recetë e shëndetshme e dietës KETO.
Përbërësit:
Tranguj; ½ e gotës ujë; ½ e gotës uthull e bardhë; ¼ e gotës erythritol; ½ e lugës së çajit spec i kuq; ½ e lugës së çajit piper i kuq; 2 lugë gjelle qepë e copëtuar; 15 pikë ëmbëlsues stevia; Kripë dhe piper për shije.
Mënyra e përgatitjes;
1. Preni trangujt në feta të holla.
2. Shtoni ujin, uthullën dhe erythritolin dhe përzini bashkë.
3. Pastaj shtoni specin e kuq, ëmbëlsuesin dhe qepën.
4. Transferoni të gjitha në një qyp dhe futeni në frigorifer për 12 orë.