Lifestyle

Truqe për vajza që bartin syze

Grimi është ndër gjërat më të rëndësishme për gratë dhe sigurisht në shumë raste është vërtetuar fuqia e tij për ta bërë madhështore paraqitjen e një gruaje. Janë disa truqe gjeniale që mund t’i përdorni në grimin tuaj të përditshëm e që do t’ju bëjnë t’i adhuroni syzet që i bartni.

Nëse tashmë keni filluar të bezdiseni nga rrëshqitja e syzeve tuaja deri në fund të hundës, duke fshirë kështu edhe bazën e grimit që ka vënë tashmë si duket ka një zgjidhje. Ajo çfarë propozohet është primeri i syve që mban në formë të mirë për gjatë gjithë ditës sherkun që keni vënë në lëkurë.

Pra me primerin e syve lyejeni edhe pjesën e hundës dhe mbi të vendosni sherkun. Kjo është e thjeshtë por efektive, një truk kozmetik, efektin e të cilit do ta vëreni menjëherë.