syze

Highlight

Truqe për vajza që bartin syze

By Edone Podvorica

October 12, 2017

Grimi është ndër gjërat më të rëndësishme për gratë dhe sigurisht në shumë raste është vërtetuar fuqia e tij për ta bërë madheshtore paraqitjen e një gruaje. Janë disa truqe gjeniale që mund ti përdorni në grimin tuaj të përditshëm e që do t’ju bëjnë t’i adhuroni syzet që i bartni.

Nëse tashmë keni filluar të bezdiseni nga rrëshqitja e syezeve tuaja deri në fund të hundes, duke fshirë kështu edhe bazën e grimit që ka vënë tashmë si duket ka një zgjidhje. Ajo çfarë propozohet është primeri i syve që mban në formë të mirë për gjatë gjithë ditës sherkun që keni vënë në lëkurë.

Pra me primerin e syve lyejeni edhe pjesën e hundës dhe mbi të vendosni sherkun. Kjo është e thjeshtë, por efektive, një truk kozmetik, efektin e të cilit do ta vërëni menjëherë.