Highlight Shëndeti

Trupi juaj ka një “tru të dytë”, ja se si ndikon në shëndetin tuaj

shëndeti

Bakteret në zorrë janë tepër të rëndësishme për shëndetin dhe peshën tuaj. Ka disa mënyra për ti mirëmbajtur aty dhe ne sot do të japim më shumë informacione pikërisht për këtë çështje.

A keni përjetuar ndonjëherë “flutura në barkun tuaj”, ose a ndjeni të përziera në bark kur jeni të shqetësuar?

Të gjithë kemi kaluar simptoma të tilla, sepse trupi ynë gastrointestinal është në të vërtetë i ndjeshëm ndaj emocioneve tona.

Ne gjithashtu tentojmë të besojmë se ndjenjat tona janë të kontrolluara nga truri ynë, por një burim tjetër mund të ndikojë në faktin se si ndihemi,pa e ditur fare këtë ne.

Ne po flasim për zorrët tona, një organ që është habitati natyror për triliona të mikroorganizmave dhe përmban një rrjet të neuroneve ashtu si truri ynë.

Kjo është arsyeja pse shumë studiues i referohen zorrëve tona si “truri i dytë”.

Zorrët tona janë të lidhura me trurin tonë jo vetëm fizikisht, por edhe biokimikisht. Prandaj shumë studime të kohëve të fundit e kanë shoqëruar këtë organ me tretjen tonë, disponimin, shëndetin dhe mënyrën e përgjithshme në të cilën mendojmë. Është vërtet mbresëlënëse.

Për shembull, një pjesë e madhe e serotoninës, një neurotransmetues që vepron në trurin tonë dhe rregullon disponimin tonë, gjumin dhe madje edhe oreksin, prodhohet kryesisht në zorrët tona.

Neurotransmetues të tjerë që kontrollojnë ndjenjat dhe emocionet tona gjithashtu prodhohen në zorrët tona nga bakteret që jetojnë atje.

Për më tepër, këto baktere prodhojnë kimikate të tjera që mund të ndikojnë në mënyrën se si vepron truri dhe madje edhe në peshën tuaj.

Tani që e dini se sa të rëndësishme janë zorrët, jo vetëm për mirëqenien tuaj, por edhe për shëndetin tuaj të përgjithshëm, ne do t’ju tregojmë disa këshilla që mund të përmirësojnë funksionimin e tyre:

  1. Hani më shumë perime. “Perimet sigurojnë trupin tonë me ushqyesve të nevojshëm në baza ditore dhe ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.
  2. Përqendrohuni në fibra.
  3. Hani shumë ushqime të pasura me probiotikë.
  4. Hani më shumë ushqime të pasura me probiotikë.
  5. Pini me mençuri dhe mos hani ushqime të shpejta