Highlight

Trifle me banane dhe Nutella

By Edone Podvorica

January 10, 2018

A ka diçka më të shijshme se kombinimi i bananes me kremin shumë të shijshëm Nutella? Nëse jeni një adhurues i këtyre dy përbërësve atëherë kjo recetë shumë e lehtë është me të vërtetë shumë e shijshme dhe do ta pëlqeni pa masë.

Përbërësit:

10 biskota Oreo; 2 lugë gjelle gjalpë;

Kremi:

Krem Hopla ose shllag; ½ lugë çaji Ekstrakt vanileje; 2 lugë gjelle sheqer pluhur;

Kremi nga Nutella:

1/3 e gotës Nutella; ½ e gotës krem hopla; ½ lugë caji ekstrakt vanileje; 1/3 e gotës sheqer pluhur; 2 banane.

Mënyra e përgatitjes:

1. Së pari marrim biskotat oreo dhe i shtypim i vendosim në një enë dhe ju hedhim sipër gjalpën e shkrirë i përzijmë mirë dhe i fusim në furrë për 6-8 minuta. Largoni nga furra.

2. Në një enë tundeni kremin me mikser elektrik deri sat ë trashet, shtoni vanillen dhe sheqerin pluhur duke i përzier vazhdimisht.

3. Përgatiteni kremin me Nutella. Në një enë me mikser elektrik përzini kremin dhe Nutella-n dhe shtoni vanillen dhe sheqerin pluhur deri sa trashet.

4. Vendoseni secilin përbërje në gotë deserti. Prejini bananet dhe renditini sipas dëshirës.