Highlight Të tjera

Tri metoda për të pasur më shumë kohë të lirë gjatë ditës

metoda

A keni dëshiruar ndonjëherë që  të keni keni pasur 2 orë shtesë në ditë? Natyrisht që po. Ne të gjithë kërkojmë të krijojmë më shumë kohë në ditët tona.

Çdo ditë vrapojmë pas shumë punëve dhe  angazhimet tona personale vazhdojnë të grumbullohen.

Duket sikur gjithnjë ka shumë gjëra për t’u bërë. Dhe ndërsa detyrimet tona vazhdojnë të rriten, duket se kemi edhe më pak kohë për të kaluar me njerëzit që I duam.

Por, nuk ka asnjë mënyrë për të krijuar më shumë kohë në ditë. Vetëm duke ndjekur udhëzimet e më poshtme ju mund të punoni në mënyrë më efikase dhe të rikuperoni disa orë që do t’iu iknin pa  ndonjë rezultat

Këto orë, Unik Portal ju sugjeron ti shpenzoni me familjen tuaj, ose për të ushqyer pasionin tuaj.

Planifikoni ditën tuaj

Jepini vetes 5 deri në 10 minuta në fillim të çdo dite për të planifikuar atë që duhet të bëni. Është e rëndësishme të rendisni se çfarë duhet bërë dhe kur do të bëhet.Nëse ka ndonjë detyrë të paparashikuar që del gjatë ditës, ju do të jeni më të aftë t’i “thithni” ato pa prishur rrjedhën tuaj të punës. Përveç kësaj, sugjeroj që të merrni parasysh nivelin tuaj të energjisë gjatë ditës dhe të planifikoni aktivitetet më të konsumueshme të energjisë kur mendoni se jeni më aktiv.

 

Përqendrohuni në punën e duhur

Provoni të jeni sa më shumë të përqendruar. Mes mesazheve tuaja të email-it, shfletimi i internetit, rrjeteve sociale, një koleg që  mund të vij për një konsultë, të gjitha mund t’ju bëjnë të humbni fokusin. Hulumtimet tregojnë se pas një shpërqendrimi 1 minutësh, ju duhen  rreth 18 minuta për t’u fokusuar përsëri. Pra, është e rëndësishme që këto shpërqendrime të minimizohen.

Këtu janë disa këshilla për të shmangur hutimin kur jeni duke  bërë punë të rëndësishme; Tregojuni miqve dhe kolegëve tuaj se jeni duke punuar dhe se nuk duhet të shqetësoheni. Çaktivizoni telefonin tuaj dhe ndalni të  gjitha njoftimet. Çaktivizoni ndonjë program ose faqe të që ju tërheqë vëmendjen.

 

Mbaro atë që fillon

Çdo detyrë e papërfunduar do të shfaqet rregullisht në kokën tuaj, duke ju ndaluar të fokusoheni në aktivitete të tjera. Përfundimi i detyrave tuaja, gjeneron një përmbytje të endorfinës. Ju do të ndjeheni të lumtur dhe të relaksuar dhe kjo  do t’ju japë  energji për të trajtuar pjesën tjetër të detyrave tuaja. Ky është momenti më pozitiv i ditës. Kështu, ju jeni në gjendje të përfundoni detyrat në mënyrë më efikase dhe për shumë më pak kohë. Çdo herë që të filloni një detyrë ju duhet ta dini se do të keni kohë të mjaftueshme për ta përfunduar atë në mënyrë që të fitoni përfitimet e saj./Unik Portal/