Highlight Storie Inspirimi

Tri gjendje toksike që duhet të shmangni me çdo kusht

gjendje toksike

Ka shumë situata toksike që mund të na mbërthejnë pas vetes, dhe disa janë më toksike se të tjerat.

Rastet më të këqija të tyre janë kur ato vrasin besimin tonë. Shkatërrojnë vetëbesimin tonë. I lejojmë ato të vazhdojnë. Dhe, kështu na bëjnë të jetojmë jetën tonë duke mos e kuptuar kurrë potencialin tonë të vërtetë.

Nëse ndonjëherë e gjeni veten në një nga këto situata. Duhet të bëni gjithçka me gjithë fuqinë tuaj për të dalë kjo gjendje. Nëse nuk e bëni, ju rrezikoni të humbni gëzimin tuaj për të jetuar dhe ambicien tuaj për t’u bërë dikush në jetën tuaj.

Ndonjëherë është më mirë ti japësh fund diçkaje. Dhe, të përpiqesh të fillosh diçka të re se sa të burgosësh veten duke shpresuar për të pamundurën.

Jeni me fat nëse nuk jeni bllokuar në një situatë toksike dhe në rast se ato do t’ju shfaqën  atëherë shmagni tre skenarët e mëposhtëm me çdo kusht.

  1. Jetoni me dikë që ju degradon në baza ditore

Ka të ngjarë që situata më toksike e të gjithave është të jetuarit me dikë që ju trajton si plehra. Këtë do ta hetoni ngadalë, por sigurisht do ta degradojë besimin dhe vetëbesimin tuaj derisa të mos mbetet asgjë prej jush.

Shpesh, kur je në këtë lloj situate, ju jeni në varësi financiara nga ky person.Keni vështirësi dhe daljën nga kjo situatë e shihni si të pamundur.Por, mos hezitoni sepse ju mund t’ia dilni. Të jeni të sigurt që ju mund t’ia dilni.Ne si qenie njerëzore jemi jashtëzakonisht të shkathët, shpesh shumë më tepër sesa i japim vetes kredi.

  1. Punoni me njerëz që zbresin vlerën tuaj

Zyra është një vend ku çdo ditë testohet aftësia e juaj në punë. Prandaj nëse keni një shef apo kolegë që nuk vlerëson punën që po bëni, shmanguni. A keni filluar  punoni në një kompani të re? A ka dikush nga brenda që po ju trajton sikur të ishit i pavlefshëm? Atëherë  dilni sa më shpejt që të jetë e mundur nga aty. Nuk ka rëndësi se çfarë duhet, planifikoni daljen tuaj tani dhe nuk shikoni prapa.

Këto lloj mjedisesh depërtojnë në ndërgjegjen tuaj, pa marrë parasysh sa vështirë përpiqeni t’i mbani larg vetës.

  1. Të kesh miq që nuk besojnë në ty

Derisa rritemi dhe zhvillohemi, mësojmë të zgjedhim miq  që i përshtaten karakterit dhe natyres sonë. Por, jo në pak raste dëshpërohemi, sepse në momentet kur na duhen nuk e tregojnë mbështetjën e tyre. Ose, në rastin më të keq nuk ka qenë besnik ndaj neshë. Nëse  keni kaluar situata të tilla me miqtë tuaj, atëherë largohuni nga ta. Vazhdoni të shoqëroheni me njerëz që janë aty për ju, kur ju duhen, që ju mbështesin dhe tek të cilët mund të keni besim.