Highlight Kura natyrale Shëndeti

Trajtime natyrale për të reduktuar “lëkurën e pulës”

trajtime

Keratosis pilaris osë “lëkura e pulës”  është një problem shumë i zakonshëm i lëkurës që shkakton pikla të forta, të kuqërremta ose të bardha në lëkurën tuaj.

Ky problem normalisht nuk përfshin kruarje apo dhimbje dhe mund të shfaqet në çdo pjesë të trupit, edhe pse është më e zakonshme në krah, kofshë, fytyrë dhe mollëza.

Ato mund të bëjnë që  lëkura juaj të thahet, por ka disa mënyra natyrale për ti trajtuar ato.

 

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës bën  mrekulli mbi keratosis pilaris.  Përziejeni një pjesë të uthulles të mollës me ujë dhe vendoseni direkt në lëkurë. Lëreni të veprojë disa minuta dhe pastaj shpërlajeni.

 

Kosi

Kosi është shumë i mirë në trajtimin e lëkurës së thatë dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës suaj. Vendos pak kos direkt në zonën  që dëshironi dhe lëreni për  15 minuta, pastaj bëj dush.Kjo do të ndihmojë në reduktimin e thatësisë dhe përkohësisht të shpëtoni nga këto gunga. Pastrojeni me ujë të ftohtë ose të ngrohtë.

 

Qumështi

Acidi laktik i gjetur në qumësht gjithashtu mund të jetë i dobishëm për të trajtuar keratosis pilaris, duke qetësuar dhe hidratuar lëkurën e thatë. Shtoni në vaskën e ujit dy tri gota  qumësht dhe rrini në ta për 20 minuta.Për të trajtuar më mirë çrregullimet, aplikoni një sasi të vogël qumështi drejtpërdrejt në gunga.

 

Kokosi

Vaj kokosit është I shkëlqyeshëm për lëkurën tuaj.  Pastron lëkurën e thatë në mënyrë të sigurt dhe ndihmon në përmirësimin e problemeve të lëkurës. Aplikoni vajin e kokosit direkt në lëkurën tuaj pas larjes. Ju mund ta përsërisni aplikimin disa herë në ditë, sipas nevojës./Unik Portal/