Highlight Natyrë & Turizëm

Traditat e çuditshme japoneze që nuk i keni dëgjuar më parë

japonia

Japonia është vendi i çudive të botës. Ata njihen për shpikjet e tyre të çmendura por edhe disa nga traditat e tyre janë nga më të cuditshmet. Lexoni më poshtë të kuptoni se cilat janë këto tradita dhe cilat sjellje duhet ti anashkaloni kur vizitoni Japoninë.

1. Numri 4;

Në Japoni numri 4 shqiptohet pothuajse njejtë me fjalën ‘vdekje’. Të dyjat shqiptohen “shi”. Sikurse në kulturat perendimore që mendohet se numri 13 sjellë ters, në Japoni e njejta gjë besohet për numrin 4 dhe përdoret sa më pak që është e mundur.

2. Bakshishi mund të shihet si një ofendim;

Bakshishi mund të konsiderohet si ofendim dhe shpesh konsiderohet si degradim.

3. Ka njerëz të caktuar që sigurohen që askush të mbetet jashtë mjeteve transportuese;

Oshiya janë njerëz me uniformë që paguhen për tu siguruar që askush të mos mbetët jashtë mjeteve transportuese si metro, autobus etj.

4. Njerëzit mund të flenë në krahët e tu në një tren;

Nëse dikush në Japoni flenë në krahët e tu, është në rregull.

5. Sa herë që sheh pantofla, duhet ti veshësh ato.

Japonezët kanë një palë pantofla për çdo rast, për shtëpi, në restaurant, galeri të arteve, tempuj etj. Prandaj sa herë të shihni një palë pantofla, ju duhet ti vishni ato.

6. Nëse jeni ftuar në shtëpinë e një miku në Japoni, sjellni një dhuratë;

Është një nder në Japoni të ftoheni në shtëpinë e dikuj, prandaj duheni të sjellni patjeter një dhuratë.

7. Kurrë nuk duhet të mbushësh gotën tuaj;

Në vendet e tjera të botës është shumë normale të mbushni gotën tuaj pasi të keni mbaruar së shërbyeri mysafirët. Mirëpo në Japoni është shumë e pasjellshme të mbushësh gotën tuaj.