Highlight Receta

Torte nutella që nuk ka nevojë të piqet

Nutella

Kjo mund të bëhet receta juaj e preferuar. Torte nutella që nuk ka nevojë të piqet dhe ka shumë pak përbërës, të cilët tashmë mund ti keni në shtëpinë tuaj. Provojeni këtë recetë mjaft të shpejtë të cilën do ta pëlqejnë të gjithë.

Në fund të fundit kush nuk pëlqen kremin e shkrirë të Nutella-s? Kjo torte nutella do të bëjë që të mbesni me gojë hapur.

Përbërësit:

Pandispanja:

25 biskota Oreo;
5 lugë gjelle gjalpë;

Filli:

Nutella;
Krem hopla;
Krem Philadelphia.

Mënyra e përgatitjes:

1. Përgaditni pandispanjën. Shtypni biskotat Oreo në një qese, ose në një processor ushqimesh. Në një enë të mesme përzij biskotat e shtypura me gjalpën e shkrirë. Këtë përbërje kthejeni në jë tepsi. Futeni në frigorifer derisa të bëni gati fillin.

2. Përgaditni fillin. Në një enë të mesme përzij me mikser elektrik Nutella-n dhe kremin Philadelphia. Përzij deri sa të krijohet një përbërje e butë. Shtoni kremin hopla të ëmbël dhe përzij prapë me mikser. Kthejeni këtë fill mbi pandispanjën në tepsi dhe futeni në frigorifer për të gjithë natën.

Dekorojeni sipas dëshirës. Me pak krem dhe disa copëza cokollate mund të jetë mënyra më e mirë për ta servuar këtë torte.

Ju bëftë mirë!