Highlight Receta

Torta Oreo që nuk ka nevojë për pjekje!

torta

Një ëmbëlsirë me shumë shtresa të keksave të shijshëm oreo, dredhëza të freskëta e krem. Është shumë e lehtë për tu përgatitur. Perfekte për një festë!

Ja se si ta përgatisim këtë tortë shumë të shijshme.

1. Së pari largoni kremin nga keksat oreo dhe vendosni në një enë.  Kështu si në fotografinë e parë.

2. Merrni një enë plastike dhe mbulojeni me qese kuzhine. Më pas merrni keksat një nga një dhe zhytni në qumësht për pak sekonda e më pas renditni si në fotografinë e mëposhtme.

3. Hapi tjetër përfshinë përgatitjen e fillit. Merrni krem hopla dhe përzijeni me fillin që keni hequr nga keksat oreo. Shpërndajeni këtë fill në enën me keksa oreo, e më pas shtoni një shtresë tjetër oreo, pastaj prapë fill dhe dredhëza. Vazhdoni kështu deri sa të arrini në fund të pjatës. Rendi i fundit duhet të jetë me keksa oreo.

4. Futeni në frigorifer për rreth 4 orë.

Largojeni nga pjata duke e kthyer përmbys në një pjatë të sheshtë me shumë kujdes.

Ju bëftë mirë!