Highlight Të tjera

Top 3 mësime Jeta nga Dalai Lama

Dalai Lama

Dashuria dhe dhembshuria janë domosdoshmëri, jo luks. Pa këto, njerëzimi nuk mund të mbijetojë.

– Dalai Lama

 

Duke qenë për gjashtë vite udhëheqës shpirtëror është e vështirë të zgjedhësh “copat” më të rëndësishme të urtësisë nga e gjithë ajo pervojë. Megjithatë tre mësimet e përzgjedhura sot do të mund ti përdorni për ta bërë vetën dhe jetën tuaj më të mirë, por edhe për ta ndihmuar botën që të bëhet një vend më I mirë.

 

  1. Vendos prioritetet në jetë dhe mos e konsidero vetën të zënë asnjëherë!

Që nga mësimi i parë në lidhje me rutinën e mëngjesit të Dalai Lamës, njerëzit janë të frymëzuar të jetojn me një parim shumë të thjeshtë: të vendosni përparësinë në atë që është më e rëndësishme për ju, sepse e vërteta është që nuk jeni shumë të zënë. Shumica prej nesh gjejnë arsyetime kur bëhet fjalë për ndonjë angazhim të caktuar. Por e vërteta ëshë se ne gjithmonë mund të kryejmë këto angazhime, sepse kurrë nuk jemi aq të zënë sa për ti lënë anash.

Çdo ditë, Dalai Lama zgjohet herët në mëngjes për të medituar, për të ushtruar, për të marrë ajrin e pastër dhe për të ngrënë një mëngjes të shëndetshëm. Ai jeton në një mënyrë që i jep përparësi cilësive që janë më të rëndësishme për të – urtësisë, njohurisë, shëndetin, etj. Jeta është e shkurtër dhe koha juaj është e çmuar, kështu që kaloni ditën me gjërat që janë më të  rëndësishme për ju.

 

  1. Dashuria dhe mirësia janë më të rëndësishme se besimet

Lufta është kryesisht rezultat i dallimeve fetare dhe kombëtare. Ekzistojnë kontestet gjeografike dhe konfliktet diplomatike, por shpesh luftëra ndodhin pa e pasë një arugument të qëndrushëm njerëzofr.

Ne përqendrhemi aq shumë në besim kur në realitet, ajo ndikon shumë pak në mënyrën se si ne e jetojmë jetën tonë. Ndoshta është rezultat i inteligjencës tonë unike në mbretërinë e kafshëve. Cilido qoftë rasti, ne jetojmë të udhëhequr nga kokat tona dhe shpesh vendosim shumë peshë në gjërat që nuk ekzistojnë përtej saj. Kjo nuk do të thotë se besimi i dikujt nuk mund të jetë i vërtetë, por besnikëria ndaj një besimi të caktuar  është vetëm një ide në mendjen tonë.

Është mirëdashja dhe kujdesi që na ndihmon të kthehemi në këmbët tona. Është dashuria që na shëron plagët tona dhe na mban të frymëzuar dhe larg depresionit. Bota ka nevojë për më shumë dashuri dhe dashamirësi, pavarësisht nga bindjet fetare apo shpirtërore.

 

Feja ime është shumë e thjeshtë. Feja ime është mirësia.

– Dalai Lama

  1. Nuk ka mirësi në të gjithë njerëzit

Ndonjëherë, mund të jetë e vështirë të dëgjosh Dalai Lamën të flas, veçanërisht kur flet për disa politikanë…Dalai Lama demonstron një nivel të jashtëzakonshëm të dhembshurisë. Si në njëri që ka  medituar  gjatë ai është shumë i kuptueshëm dhe i dhembshur ndaj të tjerëve.

Ka një praktikë shumë domëthenëse të cilën ju propozojmë ta ushtroni. Quhet “shërim përmes kuptimit” dhe në ta ka shumë vlerë. Ideja themelore është të përfytyroni dikë që ju ka dëmtuar.

Deri në fund të ushtrimit, diçka interesante ndodhë: ju papritur do të zhvilloni më shumë dhembshuri për personin që po përpiqeni ta kuptoni.

Të gjithë jemi të prekur nga dikush. Disa prej nesh kanë pasur edukim në forma të ndryshme dhe kjo e ka nddikuar jetën e tyre. Pavarrësisht nëpër cfarë kemi kaluar, ne nuk jemi njerëz të kqij, vetëm se kemi ndjekur rrugën e gabuar.

Mirësia nuk është zhdukur, por vetëm  mbuluar nga shtresa të besimeve negative apo të shtrembëruara, të cilat ngjyrosin mënyrën se si e shohim botën.

Duke vepruar kështu, ndaloni të kontribuoni në ciklin e urrejtjes që shkakton kaq shumë konflikte.