Highlight Shëndeti

Toksinat hyjnë në trup edhe përmes syve

Toksinat

Trupit i njeriut vazhdimisht është i rrezikuar nga toksinat të cilat hyjnë në trup përmes ushqimeve që hamë, ujit që pimë, ajrit që thithim dhe rrobave që veshim. Ato janë substanca helmuese që mund të shkatërrojnë trupin e njeriut.
A e dini që toksinat hyjnë nga sytë në një mënyrë të ngjashme si nëpermjet lëkures. Sytë gjithashtu, me një ndryshim nga lëkura, janë pika e hyrjes së energjisë solare të diellit në trup. Dielli nuk është toksinë, siç ju bëjnë juve të besoni. Mungesa e diellit shkakton çrregullime në trup, gjë që çon në imbalancë dhe sëmundje. Forma kryesore sesi hyjnë toksinat në trup janë imazhet të cilat shkaktojnë emocione të këqija. Sot ka më shumë imazhe të dhunshme në televizor, në filma, gazeta dhe revista, video lojra,por edhe në libra të ndryshëm dhe në libra më shumë se kurrë më parë. Ekspozimi ndaj imazheve negative, të shëmtuara, bëjnë që trupit tuaj t’i rritet aciditeti. Sot, njerëzit janë të ekspozuar ndaj imazheve negative 1,000 herë më shumë se në 20 vitet e kaluara dhe rreth 10,000 mijë herë më shumë se 75 vjet më parë.