Highlight Storie Inspirimi

Ti nuk je gota e çajit për çdo kënd!

Bota është e mbushur me njerëz, që pavarësisht se çfarë ti bën, ose sa shumë provon, ti thjeshtë nuk do di pëlqesh atyre. Por bota është e mbushur edhe me njerëz që të duan fort. Ata që të duan fort: Ata janë njerëzit e tu.

Mos harxho kohën tënde që ka fund, e zemrën tënde të gjerë, duke u munduar të kënaqësh njerëzit që nuk janë njerëzit e tu.

Ata që nuk e dinë vlerën tënde.

Mos provo ti mbushësh mendjen atyre të ecin në rrugën tënde me ty, sepse jo vetëm që ti do të harxhosh kohën tënde por do të harxhohesh edhe emocionalisht.

Ata nuk do ta blejnë atë që ti po shet. Ti nuk je për ta, e ata nuk janë për ty. Ti nuk je gota e ngrohtë e çajit për ta, dhe ata nuk janë për ty.

Me mirësi largohu në rrugën tënde. Kërko të ndash rrugën me ata që të njohin, e të duan për atë që je.

Bëhu ky që je.
Ti nuk je gota e çajit për çdo kënd, dhe kjo është NË RREGULL!