Highlight Të tjera

“Ti mund të bësh diçka, nëse beson se mundesh”

përqendrim

Le të përkufizojmë fjalën “përqendrim”:

“Përqendrimi është akti i fokusimit të mendjes mbi dëshirën e dhënë, derisa rrugët dhe mënyrat për realizimin e saj të kenë funksionuar dhe ta kenë vënë në përdorim me sukses.”

Një ligj I rëndësishëm hyn në aktin e përqendrimit të mendjes në dëshirën e dhënë. Ky është Ligji i shprehisë.

Shprehia buron nga mjedisi: të bërit e një gjëje në mënyrë të njëjtë disa herë me radhë, pra të të përsëriturit e të menduarit e të njëjtave ide, që pasi formohet i ngjan një blloku çimentoje që është ngurtësuar në kallëp, prandaj është shumë e vështirë për ta thyer.

Shprehia është baza e gjithë trajnimit të memories, e cila mund të demonstrohet shumë lehtë në mbajtjen mend të emrit të personit, të cilin ti sapo e ke njohur, duke e përsëritur atë emër disa herë derisa ta fiksosh dhe ta mbjellësh përgjithmonë në mendjen tënde.

“Forca e edukimit është aq e madhe, aq sa ne mund të bëjmë kallëp në mendjet dhe mënyrat e të rinjve me cilindo model që të duam dhe të japim ndikimin e shprehive të tilla, që do të qëndrojnë përgjithmonë te ta.” – Aterburi

Përveçse në raste të rralla, kur mendja lartësohet mbi mjedisin, mendja njerëzore harton materialet, nga të cilat nga mjedisi rrethues krijohen mendimet, kurse shprehia e kristalizon këtë mendim në një fiksim të përhershëm dhe e incizon atë në mendjen e nënvetëdijshme, ku ajo bëhet pjesë jetësore e personalitetit tonë,  i cili ndikon qetësisht në aksionet tona, formon paragjykimet dhe parapëlqimet tona, gjithashtu kontrollon dhe opinionet tona.

Një filozof i madh ka pasur në mendje fuqinë e shprehisë kur u shpreh: “Ne, së pari durojmë, mandej mëshirojmë dhe në fund përqafojmë”, duke folur kështu për mënyrën me të cilën njeriu i ndershëm përfshihet në një mëkat.

Shprehia është forca që zakonisht njihet nga një njeri I nivelit, por që në të shumtën e rasteve shihet në aspektin e kundërt të përjashtimit të fazës së favorshme.