Highlight

Ti je një qenie me ndjenja…!

By Edone Podvorica

February 19, 2018

Që nga momenti që lind, ti gjithmonë ndjen diçka, e po kështu edhe gjithë të tjerët. Ti mund të ndalosh mendimet e tua gjatë kohës së gjumit, por ti kurrë nuk mund të ndalosh së ndjeri, sepse të jesh gjallë do të thotë ta ndjesh jetën. Ti je një qenie me ndjenja deri në palcë, pra nuk është e rastësishme që çdo pjesë  e trupit tënd ka aftësinë ta perceptojë jetën.

Ti ke shqisën e të parit, të dëgjuarit, të shijuarit, të nuhaturit dhe të prekjes, në mënyrë që të ndjesh gjithçka.

Këto të gjitha janë shqisa „ndjesie“, pasi ato të mundësojnë ty të ndjesh atë që shikon, dëgjon, nuhat dhe prekë.

I gjithë trupi yt është i mbuluar me një shtresë të hollë lëkure, pikërisht që ti të ndjesh gjithçka.

Ndjesia që ti ke në çdo moment është më e rëndësishme se gjithçka tjetër, pasi ajo që ti ndjenë tani i jep formë jetës tënde.