Highlight Të tjera

Thëniet më inspiruese nga njerëz që na lanë pas mençurinë e tyre

thëniet

Ndonjëherë, të gjithë kemi nevojë për një dozë inspirimi. Nëse kohëve të fundit e keni ndjerë se ju duhet pak vullnet dhe një e shtyrë për të vazhduar tutje e për të arritur qëllimet e juaja atëherë jeni në vendin e duhur.

Unik Portal ka mbledhur thëniet më inspiruese nga njerëz që na lanë pas gjithë mençurinë e tyre.

Ne jemi me fat që kemi njerëz të tillë në botën tonë, të cilët na frymëzojnë me veprat e tyre hap pas hapi.

“Bëhuni vetvetja, gjithë të tjerët janë të zënë.” – Oscar Wilde

“Kërceni sikur askush nuk po ju shikon, dashuroni sikur nuk jeni lënduar asnjëherë, këndoni sikur askush nuk po ju dëgjon dhe jetoni sikur parajsa të jetë në tokë.” – William W. Purkey

“Jetoni sikur nesër do të vdisnit. Mësoni sikur do të jetonit përgjithmonë. “ – Mahatma Gandhi

“Errësira nuk mund të dëbojë errësirë; vetëm drita mund ta bëjë këtë. Inati nuk mund ta largojë inatin: vetëm dashuria mund ta bëjë këtë.” – Martin Luther King Jr.

“Pa muzikë, jeta do të ishte një gabim.” – Friedrich Nietzsche

“Unë nuk kam dështuar. Thjesht kam gjetur 10.000 mënyra që nuk funksionojnë.” – Thomas A. Edison

“Kurrë nuk është vonë të bëhesh dikush që mund të ishe.” – Geroge Eliot

“Cdo gjë që imagjinoni mund të kthehet në realitet” – Pablo Picasso

“Jetë nuk do të thotë të gjesh veten. Jetë do të thotë të krijosh atë.” – George Bernard Shaw

“Ju mund të thoni që jam një ëndërrimtar. Por unë nuk jam i vetmi. Shpresoj që një ditë do të na bashkohesh. Dhe bota do të jetojë si një. – John Lennon