Highlight Të tjera

Thënie që duhet ti lexoni patjetër tani!

Shumë njerëz të ndritur lanë pas thënie të ndryshme që mund t’ua ndryshojnë jetën menjëherë. Shumë prej këtyre thënieve janë inspiruese e interesante, por për ju do të jenë shumë të vlefshme dhe do ti mbani afër vetes!

Unik Portal ju sjellë trashëgiminë personale të shumë artistëve, mendimtarëve, filozofëve…

Lexoni këto thënie patjetër!

“Cdokush që nuk ka bërë asnjë gabim, nuk ka provuar asgjë të re.” ~Albert Ajnshtajn

“Ne kemi humbur, sepse ashtu I kemi thënë vetes.” ~Leo Tolstoy

“Mos ua bëj të tjerëve atë që s’do të donit t’ua bënte dikush juve.” ~Sokrati

“Një mashkull I vërtetë do vetëm dy gjëra: rrezik dhe lojë. Për këtë arsye ai do një grua, si loja më e rrezikshme.” ~Fridrih Niçe

“Ajo që ne dimë është vetëm një pikë, kurse ajo që nuk dimë është një oqean.” ~Isaac Newton

“Është tejet e lehtë ta lësh cigaren. Unë e kam lënë shpesh.” Mark Tuein

“Të moshuarit janë ata që besojnë që dinë, mosha mesatare dyshojnë se dinë, e të rinjtë mendojnë se i dinë të gjitha.” ~Oscar Wilde