Highlight

Thënie për atdheun

By Bleona Foniqi

November 27, 2018

Data 28 nëntor, ngërthen në vete disa periudha të rëndësishme historike të shqiptarëve në shekuj. Kremtimi 28 nëntorit mbart një rëndësi të veçantë pasi më 28 nëntor të vitit 1443 Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ngriti flamurin në kalanë e Krujës.

Po në të njëjtën datë, pas 469 vjetësh, në 28 nëntorin e 1912-ës, diplomati i shquar, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallë pavarësinë e shtetit shqiptar. Po në të njëjtën datë, pas 512 vjetësh, nga ngritja e flamurit në Krujë, dhe pas 43 nga ngritja e flamurit në Vlorë, më 28 nëntor të vitit 1955 në fshatin Prekaz të Drenicës, lindi Adem Jashari, njeriu që doli ballë procesit të çlirimit të Kosovës.

Po në të njëjtën datë, pas 554 vjetësh, që prej ngritjes së flamurit shqiptar në Krujë, pas 85 vjetësh, nga ngritja e flamurit shqiptar në Vlorë dhe pas 42 vjetësh, nga lindja e komandantit legjendar, Adem Jashari, më 28 nëntor të vitit 1997, u krijua Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ishte UÇK-ja ajo që ndërroi kahet e historisë më të re të kombit shqiptar. Ndërsa më 28 nëntor të vitit 1998, përmes referendumit mbarëpopullor, në Republikën e Shqipërisë, u adoptua Kushtetuta e saj, e cila në preambulën e vet, në mënyrë eksplicite thekson: “aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”.

Ndërsa më 28 nëntor të vitit 2012 shqiptarët kremtojnë 106-vjetorin e krijimit të shtetit të tyre.

Unik në këtë ditë të veçantë për gjithë popullin shqiptar ka zgjedhur disa thënie mbi atdhedashurinë dhe kombin.

Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.

Naim Frashëri

Dashuria për atdhe është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’ju qëndroj topave më të fortë.

Sami Frashëri

Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prekë zemrën tënde.

 Elyari

Mos pyet se çdo të bëjë atdheu për ty , pyet me gëzim ç’mund të bësh ti për të.

Kenedy

Është kënaqësi dhe nderë të vdesësh për atdhe, edhe më kënaqësi është të jetosh për të.

Horaci

Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët.”

Faik Konica

Kush nuk i takon atdheut të vet , nuk i takon as njerëzimit.

Bjelinski

Atdheu është si familja: vlerën ia njohim vetëm atëherë kur e humbim.

Floberi

O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut.

Euripidi