A jeni ndjerë ndonjëherë sikur diçka e keqe do të ndodhë, dhe jeni shqetësuar pa asnjë arsye? Një presion në gjoksin tuaj, e vështirësi në frymëmarrje? Sipas një studimi, një e treta e popullsisë vuan nga ankthi gjatë jetës së tyre.
Njerëzit që nuk kanë pasur probleme me ankth asnjëherë, e kanë të vështirë të kuptojnë se si këta persona ndihen e si tu ndihmojnë atyre.
Sidoqoftë vetëm ju e keni në dorë kontrollimin e ankthit.
Lexoni këto thënie që t’iu ndihmojnë të kuptoni se kurrë nuk duhet të humbni shpresën!
“Besoni vetes. Ju i keni mbijetuar çdo gjëje deri tani, prandaj do ti mbijetoni edhe asaj që do vie.” ~ Robert Tew
“Buzëqesh, merr frymë dhe nisu ngadalë.” ~ Thich Nhat Hanh
“Jeta është 10% ajo që përjeton dhe 90% se si reagon.” ~ Dorothy M. Neddermeyer
“Ti nuk duhet të kontrollosh mendimet e tua. Vetëm duhet të ndalosh së lejuari që ato të të kontrollojnë ty.” ~Dan Millman
“Asgjë nuk mund të të sjellë paqe, pos vetes.” ~ Ralph Waldo Emerson
“Asgjë nuk është aq kaotike sa duket. Për asgjë nuk ja vlen të humbasësh shëndetin. Asgjë nuk është aq e vlefshme sa të përjetosh stres, ankth e frikë.” ~ Steve Maraboli
“Asgjë nuk është e përjetshme në këtë botë, as problemet tona.” ~ Charlie Chaplin
“Arma më e madhe kundër stresit, është aftësia për të zgjedhur një mendim mbi tjetrin.” ~ William James