Highlight Storie Inspirimi

Thënie për ata që vuajnë nga ankthi!

thënie

A jeni ndjerë ndonjëherë sikur diçka e keqe do të ndodhë, dhe jeni shqetësuar pa asnjë arsye? Një presion në gjoksin tuaj, e vështirësi në frymëmarrje? Sipas një studimi, një e treta e popullsisë vuan nga ankthi gjatë jetës së tyre.

Njerëzit që nuk kanë pasur probleme me ankth asnjëherë, e kanë të vështirë të kuptojnë se si këta persona ndihen e si tu ndihmojnë atyre.

Sidoqoftë vetëm ju e keni në dorë kontrollimin e ankthit.

Lexoni këto thënie që t’iu ndihmojnë të kuptoni se kurrë nuk duhet të humbni shpresën!

“Besoni vetes. Ju i keni mbijetuar çdo gjëje deri tani, prandaj do ti mbijetoni edhe asaj që do vie.”  ~ Robert Tew

“Buzëqesh, merr frymë dhe nisu ngadalë.” ~ Thich Nhat Hanh

“Jeta është 10% ajo që përjeton dhe 90% se si reagon.” ~ Dorothy M. Neddermeyer

“Ti nuk duhet të kontrollosh mendimet e tua. Vetëm duhet të ndalosh së lejuari që ato të të kontrollojnë ty.” ~Dan Millman

“Asgjë nuk mund të të sjellë paqe, pos vetes.” ~ Ralph Waldo Emerson

“Asgjë nuk është aq kaotike sa duket. Për asgjë nuk ja vlen të humbasësh shëndetin. Asgjë nuk është aq e vlefshme sa të përjetosh stres, ankth e frikë.” ~ Steve Maraboli

“Asgjë nuk është e përjetshme në këtë botë, as problemet tona.” ~ Charlie Chaplin

“Arma më e madhe kundër stresit, është aftësia për të zgjedhur një mendim mbi tjetrin.” ~ William James