
Beneta Sinidolli
Poete
– Çdo ëndërr behet realitet, kur punojmë për ta realizuar mjafton të duam dhe të kemi vullnet.
– Jeta të dhuron gjërat për të cilat ti shpenzon shumë energji duke i menduar shumë shpesh.
– Arma që sfidon çdo vështirësi në jetë, është të mos heqësh dore.
– Mrekullitë nuk ekzistojnë, por ekzistojnë momentet e lumtura qe te bëjnë të ndihesh mrekullueshëm.
– Çdo ditë e re bartë me vete diçka të bukur, por varet nga ti se si do ta nxjerrësh në pah.
– Nganjëherë në jetë ndodhë të magjepsin vendimet e gabuara dhe të bëjnë te mendosh se ke marrë vendimin e duhur.
– Nga çdo sfidë e re që fillon në jetë, mbaron duke mësuar diçka!
– Mik te vërtetë ke atë që është mik edhe prapa krahëve tu.
– Gjërat e vogla te përditshmërisë bartin me vete porosi sinjalizuese, kuptimin e të cilave e zbërthen pasi të ndodhin gjëra te mëdha.
– Gjërat e bukura ne jete ndodhin pa pritur dhe pa i planifikuar, ato thjeshtë ndodhin.
– Dashurisë dhe zjarrit kur ju fryn për ti shuar, i ndezë edhe më shumë.
– Dashuria të motivon dhe të bënë të shohësh jetën me ngjyra.
– Shpesh vendimet që i marrim në jetë na imponohen nga rrethana te ndryshme, jo pse i ndjejmë.
– Kimia mes dy personave udhëheqë gjithçka, është mbi çdo ligj, edhe malli e largësia shtojnë dashuri në të tilla raste.
– Çdo gjë mund te menaxhohet në jetë, përveç ndjenjave.
– Asgjë në jetë nuk zgjatë përgjithmonë.
Thënie të Beneta Sinidollit shkëputur nga romani ‘Sa Qielli’