Highlight Storie Inspirimi

Testi më i shkurtër në botë që matë inteligjencën tuaj

inteligjencën

Për të bërë një test që matë inteligjencën tuaj,  nuk do të thotë të bësh një maratonë testesh të vështira siç është SAT.

Në fakt testi më i shkurtër në botë për të matur inteligjencën tuaj ka vetëm 3 pyetje.

Ky test është zhvilluar nga psikologu Shane Frederick në 2005. Këto pyetje janë asisoji që të bëjnë të kërcesh në konkluzione në vend që të analizoni mirë përgjigjen.

Këto truqe janë ato që bëjnë që pak njerëz të qëllojnë të trija nga këto pyetje.

Shikoni se cila janë këto tre pyetje, dhe më poshtë mund të gjeni edhe përgjigjet.

1. Një shkop bejsbolli dhe një top kushtojnë $1.10. Shkopi i bejsbollit kushton $1 më shumë se topi. Sa kushton topi?

2. Nëse 5 makina marrin 5 minuta kohë për të përfunduar 5 pajisje, sa do ti merrte 100 maqinave të përfundonin 100 pajisje?

3. Në një liqen gjinden disa lule në bashki. Çdo ditë ky grup lulesh rriten. Nëse duhen 48 ditë për këtë grup të mbulojnë gjithë liqenin, sa ditë do të duhej që ky grup të mbulonte gjysmën e liqenit?

Përgjigjet janë këto:

1. Topi kushton 5 cent. Ju me siguri thatë 10 cent, apo jo? Një top që kushton 5 cent plus një shkop që kushton $1.05 do t’iu japing $1.10. Dhe $1.05 është pikërisht $1 më shumë se 5 cent.

2. 100 maqinave do t’iu duheshin 5 minuta për të prodhuar 100 pajisje. Nga pyetja kuptojmë se duhen 5 mintua për 1 maqinë të krijojë një pajisje. Prandaj 100 maqinave do ti duheshin 5 minuta për të bërë 100 pajisje.

3. Lulet në grup do të mbulonin liqenin në 47 ditë. Përgjigjja juaj me siguri që ishte 24 ditë. Është intuitive të ndani numrin në gjysmë mirëpo këto lule cdo ditë shtohen dyfish prandaj një ditë do të mbulohet gjysma e liqenit dhe ditën tjetër gjysma tjetër.