A e shihni këtë gotë si gjysmë të mbushur apo gjysmë të zbrazët?
Provojeni këtë test për të zbuluar më shumë për veten me anë të përgjigjeve:
1. Ju gjetët ca para në rrugë. Dhe po mendoni:
A: Sa me fat që jam. B: Sa vëzhgues i mirë jam.
2. Pasi ndoqët një dietë strikte dhe humbët 10 kg, ju po mendoni:
A: Kjo dietë është shumë efektive, shpresoj të largoj edhe ca kilogramë; B: Përkushtimi im më ka sjellë rezultate.
3. Ju jeni në një festë, dhe rastësisht u takuat me një simpati tuajën. Mendimet tuaja janë:
A: Fatmirësisht, vendosa të vij në këtë Party; B: Thjesht isha në vendin dhe kohën e duhur;
4. Ju keni organizuar një piknik me miqtë tuaj, por koha është me shi, dhe po mendoni:
A: DO të duhet ta planifikoja më mirë; B: Sa fat I keq. Herën tjetër çdo gjë do të jetë më mirë.
5. Ju keni fituar një kuiz. Dhe po mendoni:
A: Kam një memorie shumë të mirë; B: Fatmirësisht, kuizi kishte pyetje të cilave ua dita përgjigjet;
6. Është fundi i muajit, dhe ju nuk keni para për ti paguar të gjitha faturat. Ju po mendoni:
A: Ishte një muaj i keq. Muajin tjetër çdo gjë do të jetë më mirë. B: Nuk jam shumë i mirë në menaxhimin e parave.
Përgjigjet e juaja tregojnë këtë:
1. A: Pesimizëm; B: Optimizëm;
2. A: Pesimizëm; B: Optimizëm;
3. A: Optimizëm; B: Pesimizëm;
4. A:Pesimizëm; B: Optimizëm;
5. A: Optimizëm; B: Pesimizëm;
6. A: Optimizëm;
B: Pesimizëm.