Dashuria Highlight

Tentova të testoj dashurinë e burrit tim, pastaj ndodhi kjo…

dashurinë

Jo shumë kohë më parë, ndjeva se burri im po tregohej më i largët e më i ftohët në lidhje me mua. Prandaj doja ta dija se si do të reagonte nëse do të largohesha pa i treguar se ku kam shkuar.

Vendosa ti shkruaj një letër, ku i tregoja se si isha lodhur nga ai, dhe nuk doja të jetoja më me të. Unë e dija që tingëllonte një mënyrë fëmijërore, por më duhej të dija se si ai do të reagonte.

Pasi shkrova letrën, lashë atë në tavolinën e dhomës së gjumit, dhe u futa nën krevat, për të pritur burrin tim të vinte në shtëpi e të lexonte atë që kisha shkruar.

Shpresova të shihja mërinë, e një inat në zërin e tij.

Kur ai erdhi në shtëpi, kapi letrën dhe lexoi atë.

Pas disa minutash qetësie, mori një laps dhe shkroi diçka në letër.

Pastaj filloi të ndërrohej, duke fishkëlluar me përplot lumturi, duke kënduar e vallëzuar në dhomën tonë të gjumit. Dukej tmerrësisht I lumtur në vend se të ishte I shkatërruar që unë po largohesha…

Ai kapi telefonin dhe thirri një numër. Unë po dëgjoja poshtë krevati, kur dëgjova fjalët…

“Tung e dashur,” tha ai. “Po bëhem gati, do të të bashkohem shpejtë. Sa për atë budallaçkën tjetër, më në fund I ran ë mend që po e tradhtoja, prandaj u largua. Me të vërtetë që kam gabuar që u martova me të; Si nuk të kisha takuar më parë… Shihemi shpejtë e dashur!”

Pastaj la telefonin, dhe u largua.

Kur ai mbylli derën, me lot në sy, u çova dhe mora letrën në të cilën kishte shkruar ai…

Me lot në sy, lexova:

“Të pash këmbët poshtë krevatit, budallaçkë. Po dal të blej bukë. Të dua.”