Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Teknika për të mësuar shpejtë

Teknika për të mësuar shpejtë

Kaq shumë për të mësuar e kaq pak kohë. Për fat të mirë ka shumë teknika që ju mund të përdorni për të mësuar më shumë e më shpejtë.

Bëni ‘zgjatje të muskujve’ të trurit. Njejtë si muskujt tuaj që kanë nevojë për zgjatje para stërvitjeve edhe truri juaj ka nevojë për pak aktivitet para se të filloni të mësoni. Bëni ca aktivitete mendore të shpejta si të numëroni prapa prej 10 deri tek 1.

Krijoni një agjendë të mësimit. Kjo do t’iu ndihmojë që të jeni më pak të rstresuar duke e ditur saktë kohën e mësimit tuaj.

Përdorni teknika të ndryshme të mësimit. Kombinoni ato teknika për të pasur mësim sa më efektiv, p.sh dëgjoni një audio, analizoni një diagram apo flisni me një shok për mësimin tuaj.

Testojeni vetën tuaj shpesh. Kërkoni kuize të ndryshme në internet dhe testojeni vetën tuaj.

Shpërblejeni vetën me gjëra të vogla por domëthënëse për kohën e mësimit. Si p.sh një pushim të shkurtër gjatë mësimit, apo diçka të vogël të shijshme.

Ktheni fjalët në imazhe. Krijoni imazhe në trurin tuaj në mënyrë që ti mbani mend sa më shumë ato fjalë.

Mësoni të tjerët. Pyetni të tjerët nësë do t’iu dëgjonin teksa ju përsëritni mësimet e juaja. /Unik Portal