Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Të specializuarit,kuadrot më të kërkuar në botë

biznesi

Sot kudo nëpër  botë kompanitë e ndryshme kërkojnë të punësojnë të specializuar në fusha si biznesi dhe të diplomuar në kurse specifike kontabiliteti, statistika, inzhinieri të të gjitha llojeve, gazetari, arkitekturë e kimi. Si kuadro të kërkuar dhe me përparësi në punësim janë edhe studentët që kanë qenë të përfshirë në aktivitete  të ndryshme gjatë studimeve. Njeriu që ka qenë aktiv në fakultet, personaliteti i të cilit është i tillë që përshtatet me të gjitha tipat e njerëzve dhe që ka bërë një punë të mirë gjatë studimeve të tij, ka përparësi më shumë se studentët që janë tepër akademikë. Disa prej tyre për shkak të kualifikimeve të shumëta, kanë marrë disa oferta për punë.

Ekspertet vlerësojnë se tashmë është ndryshuar koncepti se studenti që ka marrë 10-she në studime do të ketë rast për një punë shumë më të mirë se të tjerët. Tashmë shumica e kompanive  shikojnë jo vetëm të dhënat akademike, por edhe të dhënat e veprimtarive dhe të personalitetit të studentëve.

Karakteri, inteligjenca dhe personaliteti sot janë elemente të rëndësishme po aq sa edhe përgatitja arsimore.

Kur flasim për idetë duhet thënë që ato gjithmonë burojnë nga njohuritë e specializuara. Për fat te keq, për ata që nuk gjejnë pasuri me bollëk, njohuria e specializuar  është më  epasur dhe më lehtësisht e sigurueshme se sa idetë. Për shkak të kësaj së vertete të madhe, ka një kërkesë universale dhe një mundësi që vjen gjithmonë  e në rritje për ata që janë në gjendje të ndihmojnë të tjerët për të shitur shërbimet e tyre personale në mënyrë të leverdishme. Mundësi do të thotë IMAGJINATË, cilësia e nevojshme për të bashkuar njohuritë speciale me IDETË, në formën e planeve të organizuara, të përpiluar për të fituar pasuri./Unik Portal/