Highlight Të tjera

Të qëndruarit ulur gjatë po ju vret!

të qëndruarit ulur

Njerëzit që rrinë ulur shumë gjatë ditës janë të rrezikuar nga sëmundja të diabetit, sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe jetëgjatësisë më të shkurtër, madje edhe nëse ushtrojnë, zbulon një studim i ri.

Mesatarisht njerëzit e kalojnë gjysmën e ditës ulur në punë,duke shikuar televizion dhe duke punuar në kompjuter.

Dr. David Alter, shkencëtari i njohur në Universitetin e Shëndetit Universitar (UHN) Toronto ka shpjeguar mbi rreziqet e të qëndruarit ulur gjatë.

Ai thotë se përkundër  faktit që vërehet një trend i rritjes së numrit të atyre që ushtrojnë dhe kryejnë aktivitete fizike brenda ditës, kjo nuk është e mjaftueshme për të zvogëluar rrezikun nga sëmundjet e lartpërmendura.

Hulumtuesit kanë marrë për bazë shumë studime dhe kanë analizuar faktorët që ndërlidhin vdekshmërinë dhe të qëndruarit gjatë ulur.

Studiuesit zbuluan se këta persona kanë gjasa të vuajnë nga  kanceri, diabeti i tipit 2, kanceri i gjirit, kanceri i zorrës së trashë, kolorektal, endometrial dhe ovarian.

Ka më shumë se 830,000 njerëz që kanë zhvilluar probleme me zemrën dhe 730,000 njerëz që kanë vdekur.

Këshilla e tyre është që të ushtroni sa më shumë dhe të ngriheni në këmbë sa herë që keni mundësi, të lëvizni pak dhe të vazhdoni përsëri punën.