Highlight Të tjera

Të jesh i çmendur do të thotë të jesh normal

Bota ka të tillë njerëz të mrekullueshëm, të çmendur, dhe me të vërtetë të gjithë njerëzit e mëdhenj në tokë kanë qenë pakëz të çmendur – të çmendur në sytë e turmës. Cmenduria e tyre është shprehur në këtë, që ata nuk kanë qenë fatkeq, nuk kanë qenë të shqetësuar, nuk i janë trembur vdekjes, nuk kanë çarë kokën për cikërrima.

Cdo moment ata e kanë përjetuar plotësisht dhe intensivisht dhe falë kësaj plotësie dhe intensiteti jeta e tyre është bërë lule e mrekullueshme – ato kanë qenë plot aromë, dashuri, jetë, gaz. Por kjo, natyrisht, prek miliona njerëz që ju rrethojnë juve. Ata s’mund të pajtohen me faktin që ju arritët atë që u pat rrëshqitur atyre; ata do të përpiqen me cdo mënyrë t’ju bëjnë fatkeq. Dënimi që ata ju japin juve s’është gjë tjetër, vecse orvatje për t’ju bërë fatkeq, për të prishur vallen tuaj, për të rrëmber gëzimin tuaj – dhe kjo për të bërë që jut ë ktheheni rishtas mrapa në turmë.

Duhet marrë guximi që në rast se ata thonë që ju jeni të cmendur, ta pranoni këtë. U thoni atyre: “Ju keni të drejtë; në këtë botë vetëm njerëzit e cmendur mund të jenë të lumtur e të gëzuar. Unë kam zgjedhur marrëzinë abashkë me gëzimin, me lumturinë, me vallen; kurse ju keni zgjedhur arsyen e shëndoshë bashkë me fatkeqësinë, vuajtjen dhe skëterrën – zgjedhjet tona janë të ndryshme. Jini normal dhe mbetuni fatkeq; mua lërmëni të jem vetëm për vetëm me marrëzinë time…

(Intuita nga OSHO)