Familja Highlight

Të jeni beqar është më mirë për shëndetin tuaj?!

beqar

A jeni ndjerë të trishtuar duke parë gjithë atë dashuri në festën e të dashuruarve, dhe duke menduar se si ju nuk keni gjetur ende partnerin tuaj ideal? Gëzohuni, sepse studimet e fundit tregojnë se të qenurit beqar mund të jetë më mirë për shëndetin tuaj.

Studimi I fundit tregon se “beqaria” ka një numër benefitesh.

Bella DePaulo, një psikologe e Universitetit të Kalifornisë, përshkruan jetën beqare, duke i shpërndarë njohuritë e saj përgjatë globit.

Në një punim të publikuar në APA ajo tha:

“Pretendimet se martesa I bën njerëzit më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më pak të izoluar janë të bazuara në studme që metodologjikisht nuk mund të përkrahin pretendime të tilla.

Unë do të shpjegoj atë që është problematike për kaq shumë studime relevante. Unë gjithashtu do të përshkruaj rezultatet e disa prej studimeve më të larta të cilësisë në dispozicion dhe të tregoj se at nuk e mbështesin “martohuni se jeta juaj do të bëhet më e mirë”.

 

Në disa mënyra të rëndësishme, martesa nuk shkakton përmirësime të qëndrueshme. Njerëzit përfundojnë prapë aty ku ishin para se të ishin martuar. Në mënyra të tjera, rezultatet janë pikërisht e kundërta e asaj që kemi besuar.

 

Për shembull, njerëzit beqar janë më të lidhur me prindërit, vëllezërit e motrat, miqtë, fqinjët dhe bashkëpunëtorët sesa njerëzit e martuar dhe kur njerëzit martohen, ata bëhen më të izoluar.