Dashuria Highlight

Të biesh në dashuri me veten është gjëja më e mirë që mund të të ndodhë

dashuri

Ndonjëherë në japim shumë nga vetja për të tjerët. Tërë fokusin dhe energjinë tonë e fokusojmë në përpjekje për ti bërë të tjerët të bien në dashuri me ne.

Ideja e rënies në dashuri me veten mund të duket qesharake dhe absurde, por mendoni për marrëdhënien tuaj me veten. A e konsideroni veten si mik për veten tuaj, apo po e kritikoni veten vazhdimisht?

Dashuria për veten nuk ka të bëjë me dashuri romantike apo pasion. Kjo nuk do të thotë që ju doni vetëm veten apo që nuk jeni në gjendje të merrni vendime të mençura. Kjo vetëm do të thotë që ju gjithmonë e vlerësoni veten dhe gjithë potencialin tuaj.

Buda me mençuri kishte thënë “Ti vetë, aq sa të gjithë në tërë universin, e meriton dashurinë.”

Nëse je veçanërisht i ndjeshëm ndaj kritikave të të tjerëve, ka të ngjarë që ti je shumë rigoroz me vetën.  Logjikisht, mund ta dini që njerëzit kanë të drejtë të kritikojnë. Megjithatë, mund ta keni të vështirë të ndani mendimet tuaja nga ndjenjat kur kritikoheni. Kur të biesh në dashuri me veten, mund ta zvogëlosh barrën e kritikave. Duke qenë tifozi më i madh i vetës, ju mbështetjen më të madhe e keni tek vetja.

Të qenit i bindur nuk është çështje e të bërit të gjërave që njihni ju. Në vend të kësaj, është për të bërë gjëra pavarësisht nga mundësitë e dështimit. Njerëzit luftojnë me vetëbesimin e tyre dhe nuk rrezikojnë të dalin nga zona e tyre e rehatisë.Duket më e lehtë të kaloni nëpër gjërat që njihni pa e sfiduar vetën.  Duke u dashuruar  veten tuaj ju i jepni vetës guximin dhe besimin e duhur për secilin hap që bëni në jetë.

Kur e doni veten, ju bëheni më të lumtur. Në vend që të kërkoni përmbushjen përmes mjeteve të jashtme ose opinioneve të të tjerëve, ju mund të vlerësoni veten. Duke qenë të vetëdijshëm se ju jeni një person i veçantë dhe unik i denjë për dashuri është më se e mjaftueshme për të vënë një buzëqeshje në fytyrën tuaj.

Dëshironi të ndjeheni të lumtur pa ndonjë asnjë arsye të veçantë? Dashurohu me vetveten.

Nëse nuk e doni veten, është më lehtë të kaloni në marrjen e vendimeve të këqija. Kjo mund të përfshijë humbje të kohës kot, zakone negative dhe shoqëri të gabuar.

Duke dashur veten ju jeni në qendër të vëmendjes. Secili do të kthej kokën nga ju dhe do t’ju shoh me optimizëm. Ju jeni rast inspirues për ta.  Dhe krejt në fund mos harroni, duke dashur vetën, ju mësoni të duani të tjerët dhe anasjelltas.

A do të jesh i lumtur? Dashuro veten tënde!