Highlight Natyrë & Turizëm

Taj Mahal, një ndër mrekullitë e botës

Taj Mahal

Një ndër Shtatë Mrekullitë e Botës, Taj Mahal është një simbol i dashurisë, e ndërtuar nga Mbreti Shaj Jahan për të kujtuar gruan e tij, Mumtaz Mahal.

I ndërtuar i gjithi në gurë të bardhë mermeri, me një stil të influencuar Persian dhe dizajnet delikate, mbetet një ndër objektet më komplekse dhe të bukura në botë.

Ky kompleks përfshinë kopshte, fontana, një pishinë që reflekton imazhin e Taj Mahal-it.

Taj Mahal u ndërtua në vitin 1653, dhe në vitin 1983 hyri nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Rreth 22,000 njerëz u punësuan për ndërtimin e Taj Mahal, dhe u deshën rreth 17 vite për ta kompletuar atë.

Shumë njerëz preferojnë të vizitojnë Taj Mahal rreth perëndimit të diellit, para se të vijnë turmat e mëdha me njerëz, kështu për të bërë fotografi më të bukura.

Perëndimi I diellit dhe lindja e diellit lejojnë që Taj Mahal të pasqyrohet me ngjyrat e tij të bukura në pishinën reflektuese. Muajt nga Tetori deri në Janar zakonisht janë muajt më të mirë për të vizituar këtë simbol dashurie.