Highlight Të tjera

Surprizuese; paska efekt të madh shëndetësor larja e enëve!

Të gjitha gratë e dinë se si është të kthehesh pas një ditë të gjatë e të lodhshme pune, të përgatitin një darkë të shijshme dhe ti lajnë enët. Dëshira mbi të shijuarit e darkës, sikur largohet në këtë moment, sepse vërtetë duket e lodhshme.

Por, paska përfitime edhe nga larja e enëve, përveç që vini në rend kuzhinën tuaj.
Sipas studiuesve në Kaliforni, larja e enëve sjellë përfitime të mëdha për jetën tuaj.

Disa pjesëmarrësve iu dha një studim i bërë mbi larjen e enëve që përfshinte dy lloje të teksteve. Gjysma e këtyre njerëzve kishin udhëzime të frymëzuara nga qetësia dhe meditimi që përjetonin gjatë larjes së enëve.

Gjysma tjetër mori vetëm një tekst përshkrues për mënyrën e duhur të larjes së enëve. Me këtë studim, ata gjetën se njerëzit që i kryen punët e tyre me vetëdije (duke nuhatur sapunin, duke ndier temperaturën e ujit dhe duke prekur pjatat) u ndjenë 25% më të frymëzuar dhe 27% më pak nervoz ose të stresuar. Ndërkohë, grupi që nuk i lau me vetëdije enët, nuk kishte aq shumë përfitime.

Vëmë bast që ti je i/e bindur se mënyra e vetme për të luftuar stresin është të bëni një shëtitje të këndshme në natyrë, të kesh një mbrëmje të këndshme me miqtë, të pish një gotë të mirë verë ose të shikosh një film interesant, apo jo?

Po, e gjithë kjo gjithashtu funksionon shumë mirë, por kur nuk mund t’i bëni këto gjëra dhe ju duhet të relaksoheni, thjesht mund të lani enët tuaja!

Sipas Adam Hanley, ky studim u zhvillua për të përdorur aktivitetet e përditshme si një mundësi për të rritur ndjenjën e mirëqenies te njerëzit.

Bërja e punëve të shtëpisë nuk duhet të jetë e mërzitshme dhe mund të jetë një kohë e mrekullueshme për t’u lidhur me veten dhe për të kanalizuar mendimet tuaja.  Ky rregull vlenë edhe kur për punë të tjera shtëpiake.