Highlight Receta

Supë domatesh me 4 përbërës

supë
Një recetë me domate e borzilok të freskët. Ju nevojiten vetëm 4 përbërës dhe receta juaj është gati për 10 minuta. Kjo supë është me të vërtetë e lehtë dhe shumë e shijshme. Një shije shumë e freskët me vetëm pak përbërës.

Përbërësit:

1 lugë gjelle vaj ulliri;

1 qepë e mesme e grirë;

3 thelpinj hudhre të prerë në copa të vogla;

7 gota domate të freskëta të copëtuara;

1 grusht borzilok i freskët;

2 lugë çaji kripë;

1 lugë çaji piper sipas shijes.

Mënyra e përgatitjes:

1. Nxejeni një tigan në temperaturë mesatare dhe pastaj shtoni vajin e ullirit.

2. Kur të jetë ngrohur, vendoseni qepën dhe hudhrat dhe lërini të piqen për rreth 1 minute.

3. Shtoni domatet e copëtuara.

4. Përzieni përbërjen çdo disa minuta derisa domatet të jenë zbutur mirë.

5. Largojeni nga zjarri dhe shtojeni borzilokun, kripën dhe piperin.

6. Vendoseni në një shtrydhëse derisa të jetë bërë një masë më e qullët dhe e butë.

7. Shërbejeni menjëherë.