Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Suksesin mund ta mbërrijmë të gjithë…ja mësimet që ju duhen!

Përgjithësisht, për ndërrimin e viteve apo për ditëlindjen e vet, secili fillon të mendojë mbi rrugëtimin e jetës së tij/saj dhe të krahasojë veten tashmë me veten e tij/saj shumë vite më parë. Secili nga ne synon të korrë sukses në jetë, por njëkohësisht kërkon edhe të jetë i/e lumtur. Ndaj, ne ju japim këto 15 mësime jetë për të korrur sukses dhe për të mos lënë mënjanë as lumturinë në rrugën e suksesit tuaj:

  1. Mësoje mirë se ajo çfarë mendon vazhdimisht, bëhet realitet. Ligji i tërheqjes ekziston.
  2. Mos i merr gjërat në mënyrë personale. Jo çdo gjë e keqe lidhet personalisht me ty.
  3. Ji mirënjohës/e çdo ditë. Nëse sheh mirë rreth vetes, ke plot gjëra për të qenë mirënjohës/e.
  4. Lufto për veten dhe të drejtat e tua, por vetëm kur ke të drejtë. Mos nis beteja që nuk i fiton dot.
  5. Kërko 100% nga vetja për gjërat që do, si dhe 100% përkushtim nga njerëzit rreth teje gjatë gjithë kohës.
  6. Mëso të pranosh edhe refuzimet. Jo të gjithë personat do të pëlqejnë dhe do të pranojnë.
  7. Prano se paraja të jep liri. Dakord, paraja nuk është gjithçka, ama të jep goxha liri.
  8. Gjithmonë bjer dakord me diçka. Kjo gjë do të ndihmojë shumë t’i arrish më lehtë synimet e tua.
  9. Trajtoji të tjerët me mirësjellje dhe mirëkuptim. Të sillesh keq nuk të sjell asgjë të mirë në jetë.
  10. Bëji gjërat me radhë. Ndonjëherë duke bërë shumë gjëra njëkohësisht, përfundon duke mos përfunduar asgjë në mënyrë të saktë.
  11. Pranoje dhe ji krenar për çdo arritje të jetës tënde. Nuk ka rëndësi madhësia e hapave, por fakti që po ecën.
  12. Kalo kohë në natyrë. Studimet tregojnë se natyra të ndihmon shumë për t’u qetësuar.
  13. Mëso se njerëzit që flasin keq për të tjerët prapa shpine, pas teje janë duke folur keq edhe për ty.
  14. Mos mbaj inate. Nuk është mirë të ecësh në jetë duke mbajtur inat apo mllef brenda vetes për të tjerët.
  15. Bëj gjithmonë më të mirën, në mënyrë që asnjëherë të mos lindë brenda teje pyetja “Po sikur…?”.