Highlight Shëndeti

Studimet tregojnë se ibuprofen mund të shkaktojë infertilitet tek meshkujt…

hypogonadism

Disa nga studimet më të fundit treguan se meshkujt vetëm pas dy javësh që kishin marrë tabletën ibuprofen rritën shanset e tyre për të pasur infertilitet, dhe një çrregullim hormonal të quajtur “hypogonadism”.

Një studim i ri tregoi se një ndër tabletat më të popullarizuara në gjithë botën mund të shkaktoj infertilitet tek meshkujt e ri. Studimi i publikuar nga studiuesit danez në PNAS, mori për bazë meshkujt nga mosha 18 vjeçare deri në moshën 35 vjeçar të cilët nuk kishin asnjë problem me infertilitetin para se të fillonte studimi. Vetëm pas dy javësh ata filluan të shfaqin problem hormonale pasi kishin marrë një dozë prej 600 mg ibuprofen çdo ditë. Atyre u paraqit një çrregullim hormonal i quajtur ‘hypogonadism’ që rezultoi në ulje të nivelit të testosteronit dhe prodhim të limituar të spermës.

Disa kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj këtij studimi duke thënë se faktet janë të pakta, dhe studiuesit u pajtuan që duhet të ketë një investigim të mëtutjeshëm se a duhet përdorur ibuprofeni tek të rinjtë apo jo.