Highlight Shëndeti

Stresi është i lidhur me 70-90% të sëmundjeve

Stresi

 

Stresi është shkaku kryesor i çrregullimeve në trurin e njeriut bashkëkohor, e jo theshtë pengesë sipërfaqësore, që reflektohet vetëm me nervozizëm, njeshmëri, me çalim të kujtesës, me dhembje koke, ose me lodhje.
Çrregullimet në tru janë pasojë e përjetimeve të shpeshta emocionale, të frikës, ndjenjës së kërcenimit, mbingarkesës, tensioneve të vazhdueshme piskike, pasigurisë, konflikteve dhe faktorëve tjerë të shumtë, që lënë pasoja të thella funksionale dhe strukturore në tru. Për këtë arsye, stresi është i lidhur me 70-90% të sëmundjeve bashkëkohore dhe, sipas vlerësimeve të ekspertëve, me më se 70% të simptomave psikosomatike.
Thelbi i reagimit ndaj stresit është fakti se nxitet në tru e pastaj nëpermes nervave dhe hormoneve, menjëherë përhapet nëpër tërë trupin. Mendjen dhe trupin i përgatit për konflikt, ikje, apo për një pritje të tensionuar.