Highlight Shëndeti

Spitali që beson në shërim përmes lumturisë

Spitali

Të kesh një fëmijë të sëmurë është një përvojë e tronditur për çdo prind, veçanërisht kur përfshin qëndrime afatgjata në spital.

Veçanërisht të rinjtë, mund ta përjetojnë në mënyrë të, sidomos kur prindërit dhe mjekët marrin vendime për ta. Kjo mund t’i lërë fëmijët të ndihen të pafuqishëm, të frikësuar, të hutuar, të rraskapitur dhe të shkëputur nga trupat dhe jetët e tyre.

Spitali i Fëmijëve Golisano është një spital i veçantë dhe  është duke bërë më të mirën për të rinjtë në aspektin e vendimmarrjes.

Spitali i fëmijëve të Golisano, Rochester, Nju Jork, e vë mirëqenien emocionale të pacientëve në një fokus të mprehtë, duke e përdorur atë si një metodë për të bërë qëndrimet spitalore sa më të lehta për  për fëmijët dhe familjet e tyre.

Ky spital është përkujdesur të gjej disa metoda për ta bërë më atraktive qëndrimin e fëmijëve në spital dhe që ata të ndihen të lumtur gjatë trajtimeve mjekësore.

Për shembull, kapelat që përdoren në ndërhyrje kirurgjikale  janë shumë qesharake ndërsa fëmijët mund të zgjedhin veshjen e tyre të preferuar për t’u veshur./UnikPortal