Highlight Receta

Speca kremoz që të shkrihen në gojë; të mbushur me djathë feta

speca

Një recetë shumë e lehtë që mund ta përgatisni për vete, apo për mysafirë. Mund ta përgatisni shumë shpejtë, dhe nuk ju merr aspak kohë.

Të shijshëm e të lehtë për tu ngrënë, këta janë specat kremoz të mbushur me djathin feta.

Përbërësit që ju duhen janë:

12 mini specë;

Djath feta;

Krem hopla;

½ lugë çaji hudhër pluhur;

3 lugë çaji kopër;

Mënyra e përgatitjes:

1. Preni specat gjatësisht. Kur i preni mundohuni që të dy gjysmat të jenë të sheshta.

2. Largoni farat.

3. Në një enë të vogël përzini djathin feta, kremin hopla, hudhrën pluhur dhe koprën deri sa të kombinohen.

4. Mbushni secilin spec me këtë përzierje dhe pastaj nëse keni dëshirë mund të shtoni edhe erëza të tjera përmbi.

5. Servoni menjëherë ose vendosni në frigorifer disa orë para se ti servoni.