Highlight Success ZONE

Sipas Bill Gates, ky është libri që do t’ju mësojë të mos shqetësoheni dhe të jetoni pa ankth!

Bill Gates

Nëse bëhet fjalë për takime, fëmijët, punët tona, apo borxhet, ne gjithmonë shqetësohemi. Dhe kjo është njerëzore. Mendja njerëzore  gjithmonë ka një arsye për tu shqetësuar, sipas Bill Gates.

Por si të ndalemi dhe të mos shqetësohemi kaq shumë? Sidomos nëse kemi shumë arsye, si në jetën personale, edhe në botën që na rrethon?

Terrorizmi, ndryshimet klimatike, çështjet shëndetësore, asnjëra prej tyre nuk po largohet. E pra, sipas Gates, i cili është bashkëpunëtori legjendar i Microsoft, një nismë e jashtëzakonshme është nëse filloni të lexoni librin e ri të Noah Harari, “21 mësime për shekullin e 21-të.

“Mashtrimi për t’i dhënë fund shqetësimeve tona, sugjeron ai, nuk është që të mos brengosemi. Është të dimë se për cilat gjëra duhet të shqetësohemi dhe sa duhet të shqetësohemi për to…

Por, Harari ka një zgjidhje për këtë. Ai vet është një tifoz i meditimit. Sigurisht ai nuk thotë që problemet e botës do të zhduken, por duke medituar ju do të arrini të menaxhoni më mirë stresin tuaj dhe emocionet negative, të cilat ju vijnë nga situatat stresuese, problemet dhe dukuritë shqetësuese me të cilat bota po përballet.

Ai këmbëngul se jeta në shekullin e 21 kërkon kujdes, të njohësh veten më mirë dhe të shohim se si kontribuojmë në vuajtjet në jetën tonë.

“Juve mund t’ju duket tallje, por kjo gjë vërtetë funksionin, pra meditimi mund të bëj mrekulli” thotë Harar.

Gates është një tifoz i madh i Harari, i cili gjithashtu shkroi bestsellerët “Sapiens” dhe “Homo Deus”.

Derisa  ‘Sapiens’ dhe ‘Homo Deus’ trajtojnë  kryesisht të kaluarën dhe të ardhmen, kjo është e gjitha për të tashmen, shkruan Gates. “Nëse 2018 ju ka lënë të pushtuar nga stres i botës, ’21 Lessons ‘ofron një gamë të gjërë këshillash mbi mënyrën se si duhet ti qasemi botës, problemeve, sfidave dhe ti përballojmë ato.