Highlight Të tjera

Simboli i mbrojtjes ndaj së keqes; Hamsa

mbrojtja nga e keqja

A keni dëgjuar për simbolin “Hamsa”? Një simbol i vjetër me mijëra vjet. Nëse jeni të familjarizuar me kulturën dhe artin e Lindjes së Mesme, atëherë ndoshta ju ka rënë në sy një simbol i çuditshëm që duket sikur një pëllëmbë dore me një sy.

Ky simbol është përdorur në shumë vende të botës për 1800 vite.

Sidoqoftë ai është interpretuar në mënyra të ndryshme nga kultura të ndryshme. Në Islam po i njëjti simbol është dora e Fatima-s, tek Krishtërimi është paraqitur si dora e nënës së Jezusit.

Ky simbol i quajtur Hamsa u paraqit së pari në Mesopotaminë antike. Prej aty u përhap në Egjipt si një hajmali. Pastaj vazhdoi të përhapej në religjione të ndryshme e në forma të ndryshme duke përfshirë budizmin dhe hinduizmin.

Kuptimi dhe përdorimi:

Për hindusët dhe budistët simbolizon një bashkëveprim mes chakras (7 qendrat e energjisë spiritual të trupit të njeriut) lëvizjes së energjisë në trup, dhe 5 shqisat.

Në shumë raste Hamsa përdoret për të larguar në gjuhë të popullit “syrin e keq” dhe për t’ju mbrojtur nga energjitë negative në botë. Prandaj shumë shpesh mund ta shihni në bizhuteri dhe në shtëpi si dekor.