Storie Inspirimi Të tjera

Si vjen lumturia?

lumturia

Shumica prej nesh besojnë se një emocion si lumturia vjen pa u munduar për të. Më pas ne veprojmë, duke reaguar ndaj këtij emocioni.Por,nuk është kështu. Emocioni vjen njëkohësisht me veprimin. Kështu, nëse doni të ndiheni i entuziazmuar, und ta arrini duke u sjellë sikur  jeni tashmë të entuziazmuar. Ndonjëherë duhet të kalojë një minutë sa të  ndodhë kjo. Por nëse këmbëngulni funksionon gjithmonë, pavarësisht sa qesharak mund të ndiheni se po bëheni.

Ndihuni i qeshur, nëse doni të ndiheni i lumtur. Gjeni këngën më të gëzueshme që dini dhe këndojeni. Funksionon. Ndoshta në momentet e para jo gjithmonë, por nëse e vazhdoni, funksionon. Shtiruni derisa ta arrini kwtw. Shpejt, teksa po këndoni i lumtur, do të kuptoni se sa kontroll keni mbi emocionet tuaja.
E vërteta është se vetëm e qeshura mund t’ju bëjë të qeshni. Sekreti i lumturisë fshihet pas kësaj fjalie të fundit. Por të rriturit nuk e pranojnë gjithonë këtë. Ata duan që fëmijët të kenë arsye për të qeshur. Por ju mund ta ktheni prapë atë vlerësim për spontanitetin e gëzueshëm. Mund të duam të përballemi me pyetjen, “Cila gjë më bën më shumë të këndoj”?

Dhe më pas kuptoni përgjigjen: “Të kënduarit”.

Çfarë ju sjell në humor për të kërcyer? Kërcimi. Herën tjetër që do t’i kërkoni dikujt për të kërcyer dhe ata thonë, “Nuk më vjen të kërcej,” ju mund t’ia ktheni: “epo kjo është ngaqë nuk po kërcen.”/Unik Portal/