Highlight Shëndeti

Si ti tejkaloni 3 fazat e menopauzës?

monopauza

Nëse nuk e keni kuptuar se në cilën fazë të menopauzës jeni, ju nuk jeni vet. Nënat e gjyshet tona kaluan në këto faza e kështu do bëjmë edhe ne. Kuptoni tre fazat e menopauzës dhe cfarë duhet të bëni gjatë kësaj kohe që ju të ndiheni mirë.

Faza 1: Perimenopauza

Është faza tranzicione e kalimit në periudhën menopauzale. Disa nga shenjat dalluese që mund të vëreni janë: djersët të nxehta, tharje të vagjinës, humbje gjumi dhe ndryshime në emocione.

Gjatë kësaj faze nivelet e estrogjenit dhe testosteronit luhaten dhe ulen. Shtatzënia në këtë fazë nuk është e pamundur por e vështirë.

Perimenopauza fillon zakonisht në të 40-tat.

Faza 2: Menopauza

Faza ku periodat e juaja ndalen dhe vitet e riprodhimit përfundojnë. Vezoret më nuk lëshojnë vezët e tyre dhe ndalohet sekretimi i estrogjenit dhe progresteronit.

Kjo fazë është më e zakonshme rreth moshës 45-55 mesatarisht 51.

Faza 3: Postmenopauza

Fillimi i jetës pa perioda. Simptomat zhduken. Vezoret kanë ndaluar sekretimin e hormoneve dhe lirimin e vezëve.  Zakonisht kjo fazë fillon prej viteve të 50-ta dhe zgjatë gjithë jetën.