Highlight Modë & Bukuri

Si ti mbani rrobat e juaja të bardha?

 

 

A e keni parë ndonjëherë dikë që ka veshur një maicë të bardhë të freskët ose një palë këpucë të bardha të shndritshme dhe keni dashur që edhe rrobat tuaja të duken ashtu?

“Mbretëresha e pastërtisë” Linda Cobb, një zonjë e njohur në Amerikë, mbi këshillat që jep për kujdesin shtëpiak ka dhënë disa rekomandime se çfarë mund të bëjmë për ti zbardhuar rrobat tona.

 

  1. Ndani rrobat në bazë të ngjyrave

“Gabimi më i madh që bëjnë njerëzit është se ata nuk i ndanë me të vërtetë rrobat në bazë të ngjyrave të tyre,ndoshta edhe për shkak të dinamikës së jetës. Kur themi ndarje e rrobave në bazë të ngjyrave, nuk po mendojmë ndarjen strikte, por ndarjen e ngjyrave në bazë të nuancave të përafërta. Ky është hapi i parë për të ruajtur ngjyrën e rrobave tuaja, edhe të rrobave të bardha normalisht.

 

 

  1. Mos përdorni shumë detergjent

Ne të gjithë mendojmë se sa më shumë detergjent të përdorim, aq më të pastërta do të jenë rrobat tona, por kjo është diçka e gabuar. Sasia e madhe e detergjentit e koncentruar në rroba mund të bëjë që t’ju humbë ngjyra atyre dhe kështu ju shpenzoni më shumë pa pasur nevojë, edhe dëmtoni rrobat e juaja por edhe shpenzoni shpejt detergjentin.

 

  1. Mos i thani rrobat kur jashtë bën shumë diell

Temperatura e lartë në të cilën ju thani rrobat e juaja mund të dëmtojë shumë materiale, siç është rasti i pëlhurës dhe ngjyrave të cilat mund ti dëmtojë vende-vende. Gjithmonë përcillini udhëzimet për larje të rrobave që janë të shënuara në etiketë.

 

  1. Provoni lëng limoni

Lëngu i limonit është një agjent natyral zbardhues dhe është shumë i përshtatshëm për  rrobat e bardha. Sugjerohet përdorimi i ujit të nxehtë dhe lëngu i limonit si një përzierje për të zbardhuar rrobat tuaja. Vendosni rrobat në vaskë me ujë dhe hidhni këtë përbërje. Lëreni të veprojë gjatë gjithë natës.

 

  1. Provoni detergjentin e pjatalarëseve

Po, po lexoni mirë: detergjent për pjatalarëse. Ky detergjent ka shumë veti pastruese dhe zbardhuese, në veçanti kur doni të lani të brendshmet dhe çorapet tuaja. Nuk ka rëndësi a është detergjenti i juaj i shtrenjtë apo i lirë.  Ky truk do ti bëjë shumë më të pastra rrobat e juaja.

 

  1. Peroksid hidrogjeni

“Peroksidi i hidrogjenit është 100 për qind i natyrshëm dhe ju mund ta përdorni atë shpesh për rrobat e juaja, në veçanti kur keni të bëni me rroba që kanë shenja gjaku apo sekrecione trupore.