mëngjes

Highlight

Si të zgjoheni herët në mëngjes?

By Bleona Foniqi

October 20, 2017

Nëse jeni një person me jetë sociale të ngarkuar atëherë me siguri që mëngjesi për ju është faza më sfiduese e ditës. Por për shumicën kjo pjesë thjeshtë përfshihet në rutinën e tyre ditore. Nëse ju jeni një ndër personat e tipit të parë atëherë këto këshilla do t’iu hyjnë në punë mjaftueshëm që nesër të zgjoheni më herët se sot!

Filloni ngadalë;

Nëse duhet të zgjoheni në ora 8 por zakonisht zgjoheni në orën 9-të atëherë provoni që dalë ngadalë ta ulni këtë orar. P.sh filloni duke lënë alarmin në 8:45, pas 2 ditësh në 8:30 e kështu me rradhë.

Mos pusho;

Pas zgjimit, mos pushoni në shtrat. Bëj diçka më energjike, të paktën rregulloni shtratin.

Krijoni një rutinë;

Bëj një dush, hani mëngjesin, lexoni një artikull. Kur krijoni një rutinë të mëngjesit do ta keni shumë më lehtë të zgjoheni dhe ta ndiqni atë.

Flini mjaftueshëm;

Është e logjikshme që kur keni fjetur mjaftueshëm ju do të ndiheni më të relaksuar dhe do të zgjoheni pa problem në mëngjes. Kur kemi mungesë të gjumit, reagimet tona ngadalësohen, niveli i gjakut rritet dhe tendenca për të ngrënë më shumë është më e lartë.

Largo pajisjet elektronike;

Është me të vërtetë e rëndësishme të largoni të gjitha pajisjet para se të shkoni në shtrat të paktën 1 orë më herët.

Kontrollo ushqimin;

Ushqimet si kafeja, alkooli apo ushqimi pikant nuk do t’iu lejojnë të flini rehat. Prandaj anashkaloni ato kur t’iu afrohet orari I gjumit.