Të tjera

Si të zbulojmë gënjeshtrat?

gënjeshtrat

Të gjithë njerëzit gënjejnë ndonjëherë. Mosha mesatare kur fëmijët fillojnë të gënjejnë është mes moshës 2 dhe 3 vjecare.

Kur takoni një person të ri, mund të ndodhë që brenda 10 minutave ju ose personi në fjalë do të gënjeni rreth dy-tri here.

Të gjithë njerëzit gënjejnë mesatarisht 4 herë në ditë. Që do të thotë rreth 1460 gënjeshtra në vit. Meshkujt gënjejnë rreth 6 herë në ditë, kurse femrat rreth 3 herë ditë.

Në gënjejmë për shumë arsye, por disa më të zakonshmet janë këto:

1. Të ndihemi më mirë;

2. Të largohemi nga telashet e mundshme;

3. Të mos lëndojmë të tjerët;

Nëse keni të bëni me një gënjshtar atëherë duhet të shikoni këto shenja kur të përballeni më të.

Ky person do të mundohet që me çdo rast të shmang shikimin sy me sy.
Do të jap përgjigje të pakuptueshme dhe ka mundësi të prekë fytyrën  gjatë kohës kur gënjen./Unik Portal/