Highlight Të tjera

Si të tërhiqni paratë si me magji?

paratë

Nëse nuk keni para të mjaftueshme, duhet të dini një gjë: po ta mbani mendjen aty e të shqetësoheni vazhdimisht për to, të bëheni ziliqarë për të tjerët, të ndiheni të zhgënjyer, të dekurajuar, të pasigurt, e të frikësuar , nuk do t’ju ndihmojnë kurrë që t’i shumoni ato, sepse ndjenja të tilla vijnë ngaqë ju nuk ndiheni mirënjohës për ato pak para që keni. Të ankohesh se gjithçka është e shtrenjtë, të mërzitesh, të bësh fjalë, të nevrikosesh, t’i bësh të tjerët të ndihen keq se kanë më shumë para se ty, të gjitha këto tregojnë se nuk je mirënjohës; e të jeni të sigurt se gjendja juaj financiare nuk do të përmirësohet, madje do të përkeqësohet.

Pavarësisht situatës financiare konkrete në të cilën ndodheni, vetëm mendimi që nuk keni para të mjaftueshme vërteton që ju jeni mosmirënjohës për ato para që keni. Ajo çka duhet të bëni është ta fshini nga mendja pakënaqësinë dhe të ndiheni thellësisht mirënjohës për ato para që keni, pavarësisht se ato mund të mos jenë të mjaftueshme. Vetëm kështu gjendja juaj financiare do të përmirësohet dhe paratë tuaja do të shumëfishohen si me magji!

“Ata që janë mirënjohës (për paratë që kanë), do të marrin edhe më shumë. Ata që nuk janë mirënjohës (për paratë që kanë) do t’i humbasin edhe ato pak para që kanë”.

Të tregohesh mirënjohës për paratë, kur ti ke fare pak prej tyre nuk është e lehtë për askënd, por kur të arrish të kuptosh se asgjë nuk do të ndryshojë derisa ti të fillosh të tregohesh mirënjohës për ato pak që ke, atëherë do të ndihesh i motivuar për ta bërë një gjë të tillë.

~Sekreti – Magjia / Rhonda Byrne