Highlight Modë & Bukuri

Si të shpëtojmë nga celuliti përgjithmonë?

celuliti

Ditëve të sotme celuliti është një temë shumë e diksutuar dhe që i shqetëson në vecanti femrat. Secila kërkon të gjej një mënyrë për ta hequr qafe atë.

Ka shumë gjëra që mund të bëni për të minimizuar celulitin me ose pa ndihmën e trajtimeve mjekësore të shtrenjta.

Herët ose vonë, pavarësisht stilit të jetës që bëni celuliti do të jetë pjesë e juaja.  Kjo yndyrë dhe uji që ndërtohet nën lëkurën tonë mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh, si predispozita gjenetike, pabarazitë hormonale, zakone të këqija të ngrënies dhe një mënyrë jetëse jo e mirë.

 

Në tekstin e sotëm do të përqëndrohemi në dy bimë që janë të mëdha për këdo që ka të bëjë me celulitin: artiçokën dhe  bimen e qajtur bisht kali.

Këta dy përberës përgatitni në formë të qajit.

Ky çaj do të ndihmojë trupin tuaj të shpëtoj nga toksinat e grumbulluara, të reduktojë yndyrën dhe të përmirësojë elasticitetin e lëkurës.

Ja se çfarë keni nevojë:

1 artichoke;

2 gota ujë;

2 lugë bimë bisht kali ;

1 lugë çaji lëng limoni.

 

Ja cfarë duhet të bëni;

Prejeni artichoken në copa dhe vëje atë në një tenxhere të vloj.

Kur të marrë val ndalni zjarrin dhe shtoni bimen e bisht të kalit. Lërëni të vloj edhe për  2-3 minuta të tjerë.Ndaleni zjarrin dhe lërëni të ftohet për 15 minuta. Hidhni lëng limoni kur e konsumoni.

Është e rekomanduar që të pini këtë çaj për 2 javë, një herë në mëngjes dhe përsëri gjatë natës. Pas dy javësh,pushoni  një javë dhe pastaj vazhdoni përsëri.