Highlight Meditimi

Si të shndërrojmë meditimin në një shprehi të përhershme?

Meditimi

Meditimi I njohur për shumë benefite që sjell për organizmin e njeriut mund të jetë mjaft i vështirë për tu kthyer në shprehi për dikë. Nëse sapo keni filluar të mësoni teknikat e meditimit, mos u dorëzoni. Meditimi duhet kthyer në shprehi ditore nëse doni të ketë impakt në jetën tuaj, prandaj shikoni këto teknika se si të shndërroni meditimin në një shprehi të përhershme dhe efektive.

1. Gjej një mësues;

Jo çdo herë inspirimi do ta gjejë rrugën për tek ju, prandaj dikush me më eksperiencë në këtë fushë mund të ndriçojë udhëtimin tuaj drejt meditimit. Qoftë një libër I vetëm, mësimet në internet etj.

2. Krijo një strukturë;

Cakto një rutinë për vetën tuaj që ju do të ndiqni. Nëse është e nevojshme cakto edhe rrobat të cilat do t’I vishni gjatë meditimit tuaj. Në këtë mënyrë ju do ti kujtoni vetës tuaj se kjo orë është caktuar pikërisht për të medituar dhe për asgjë tjetër.

3. Vazhdo, mos u ndal;

Meditimi është një udhëtim në vetvete. Mos u ndal, vazhdojeni këtë udhëtim të përhershëm dhe do të jeni dëshmitarë të vetive të tij kuruese. Meditimi është mjaft I njohur për balancimin e shtypjes së gjakut, reduktimin e ankthit dhe stresit, ngritja e imunitetit, e shumë e shumë të tjera që ju do ti vëreni pas disa kohësh.