Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Si të shkruajmë një E-mail profesional?

email

Shumë nga ne shkruajmë e-mail çdo ditë adresuar personave me të cilët kemi interesa të përbashkëta pune. Mirëpo sa është ky e-mail profesional dhe cilat janë rregullat bazike e etiketës së të shkruarit një e-mail, mund ti shihni më poshtë.

Jini të sigurt që po adresoni personin e duhur në fillim të çdo e-mail. Mos ngatërroni emrin e tyre, dhe mos e shkurtoni atë. Shumica e njerëzve i urrejnë shkurtimet e emrave të tyre kështu që mos e praktikoni këtë gjest, vetëm nëse personi në fjalë ka kërkuar të quhet në atë mënyrë.

Përfshij një rresht të qartë në fillimin e çdo e-mail. Shumica e njerëzve nuk do të injorojnë e-mail-in tuaj nëse ju keni dhënë informacionin e duhur në fillim. Si p.sh: Mbledhja shtyhet për ditën e hënë, etj.

Përdorni një e-mail adresë profesionale me emrin dhe mbiemrin tuaj. Nëse keni një adresë të kompanisë mund ta përdorni atë por nëse jo atëherë një e-mail adresë duhet të duket e thjeshtë dhe të mos përmbajëfo inrmacione të tepërta. Kurrsesi mos përdorni e-mail adresën që keni hapur kur keni qenë në shkollë fillore.

Kurrë mos filloni një e-mail me fjalën “Unë”. Kjo automatikisht do të ju bëjë më superior ndaj personit që po i adresoni e-mail-in kështu duke përfunduar me një e-mail të injoruar nga ai person.

Kujdes me humorin tuaj. Humori është diçka që jo çdokush mund ta kuptojë apo të ketë sensin e njëjtë me ju. Prandaj është shumë më e sigurt të lini humorin anash kur duhet të shkruani një        e-mail profesionale.